Kryeministri Kurti telefonon Zhegrovën pas transferimit në Juventus: Ne të gjithë jemi krenarë me të

Kryeministri Kurti telefonon Zhegrovën pas transferimit në Juventus: Ne të gjithë jemi krenarë me të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar futbollistin Edon Zhegrova për transferimin e tij në gjigantin italian, Juventus. Kryeministri Kurti pëmes një shkrimi në rrjetin social Instagram ka thënë se transferimi i sportistit Zhegrova në Juventus është lajmi më i rëndësishëm i javës. “Nuk ka lajm më të rëndësishëm këtë javë sesa lajmi për transferimin e Edon Zhegrovës në Juventus. Lojtari më i ri i “Zonjës së Vjetër”, që ëndrrën e tij e bëri realitet, tash është ëndrra e shumë të rinjve që e duan futbollin siç e do Edoni. Ai është shumë krenar që po e përfaqëson vendin e popullin tonë në futbollin ndërkombëtar, e ne të gjithë jemi krenarë me të. Me Hajrën sot e uruam dhe përgëzuam për këtë arritje të tij...