Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Franca lëshon urdhërarrest për Bashar al-Assadin për një sulm të vitit 2012
Gjykata franceze ka lëshuar urdhër-arreste për shtatë ish-zyrtarë të lartë sirianë, përfshirë ish-presidentin Bashar al-Assad, për bombardimin e një qendre shtypi në Homs në vitin 2012, kanë thënë të martën për Reuters një burim gjyqësor dhe një organizatë për të drejtat e njeriut. Homsi, në Sirinë perëndimore, ishte një fortesë e madhe rebele gjatë luftës civile siriane dhe u rrethua nga forcat qeveritare të Asadit nga viti 2011 deri në vitin 2014. Rrethimi përfundoi me tërheqjen e rebelëve anti-Assad nga qyteti. Një raketë goditi “qendrën joformale të shtypit” më 22 shkurt 2012, duke vrarë gazetaren e njohur amerikane Marie Colvin dhe fotografin francez Remi Ochlik dhe duke plagosur dy gazetarë të tjerë dhe një përkthyes. Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut ka thënë se shtatë ish-zyrtarët...