Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vrasja e Fatos Cenajt në Itali, nën hetim fqinji i tij, konflikti për pronën
Një fqinj i Fatos Cenajt në Itali shtë nën hetim nga autoritetet italiane në lidhje me vrasjen e 58-vjeçarit shqiptar, ngjarje e ndodhur në muajin qershor të këtij viti. Sipas mediave italiane, shkak i vrasjes dyshohet të ketë qenë debati për kufirin mes pronave të tyre. Autoritetet italiane po hetojnë për vrasje të qëllimshme një burrë italian, fqinj i viktimës, i cili dyshohet se e ka planifikuar dhe ekzekutuar krimin. I dyshuari punon si punëtor në një fabrikë dhe është nën kujdesin e qendrës së shëndetit mendor. Hetuesit kanë sekuestruar prova të rëndësishme, përfshirë pamje nga kamerat e sigurisë në zonë, të cilat mendohet se kanë ndihmuar në identifikimin e autorit të dyshuar. Gjithashtu, banesa e tij është kontrolluar nga karabinierët si pjesë e hetimeve në vijim....