“Shihet në disa aspekte”/ Dumani në Departamentin Amerikan, reagon ish-prokurori: Ndoshta jepen orientime, por jo…

“Shihet në disa aspekte”/ Dumani në Departamentin Amerikan, reagon ish-prokurori: Ndoshta jepen orientime, por jo…

Ish-prokurori Eugen Beçi i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka folur për vizitën e kreut të SPAK, Dumanit në DASH. Beçi tha se ky takim mund të shihet në disa aspekte dhe ndoshta është thirrur për t’u dhënë disa orientime. Ish-prokurori deklaroi se orientimet Amerika nuk i jep me emra. Orientime të cilat, Beçi tha se qeveria amerikane do t’i nxjerrë dhe atje duhet të jetë vëmendja maksimale, për të kuptuar cilat janë orientimet e SHBA-së. “Takimi në pikëpamje diplomatike, ligjore shihet në disa aspekte. Ndoshta dhe për të dhënë orientime, orientimet nuk jepen me emra. Qeveria amerikane do nxjerrë orientimet e saj. Këtu duhet të jemi sy e veshë për t’i parë”, tha Beçi.