Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kartë propagande që Rama e luan shpesh”/ Surprizat e kabinetit të ri, reagon deputeti: Balluku shpjegon për Sulltanin
I ftuar në një emision televiziv, deputeti i “Lëvizja Bashkë”, Redi Muçi, tha se ndryshimet në kabinet nuk sjellin thelbësisht risi, pasi ministrat nuk ushtrojnë ndikim profesional të pavarur dhe funksionojnë kryesisht si figura propagandistike. “Për mendimin tim nuk ka asnjë nevojë, përveç një karte propagande që Rama e luan shpesh, pra këtë qarkullimin e figurave për të dhënë idenë se diçka po ndryshon. Në mendimin tim, në thelb nuk ka asnjë ndryshim mes Manastirliut, Evis Kushit, apo Pirro Vengut apo Ballukut. Nuk kemi të bëjmë me njerëz që kanë një karrierë të konsoliduar në fushën e tyre dhe figura publike që më pas marrin poste ministrore dhe rrjedhimisht kanë një farë impakti në pozicionin e tyre. Mund të jenë jetëgjatë sepse janë njerëz të...