Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Historia e këngës 600-vjeçare “Moj e bukura More”
Historia e këngës 600-vjeçare “Moj e bukura More” është një nga gurët më të rëndësishëm të trashëgimisë arbëreshe dhe shqiptare. Kjo këngë e mërgimit, që ka kaluar brez pas brezi, përmbledh mallin, dhimbjen dhe kujtimin e humbjes së atdheut nga arbëreshët e Italisë dhe arvanitët e Greqisë. Shumë pak e dinë se “More” është emri i vjetër i Peloponezit në Greqi, nga ku shqiptarët u shpërngulën drejt Italisë së Jugut pas pushtimeve osmane. Kënga përmendet për herë të parë në një dorëshkrim të vitit 1708 në Kieuti dhe më pas u ribotua nga filologu arbëresh Dhimitër Kamarda në vitin 1866, ku teksti ishte shkruar në shqip por me alfabet grek. Shpërnguljet e arbëreshëve nisën pas pushtimit të Krujës më 1478 dhe rënies së Koronit në...