Përplasje e ashpër në KLP, Stojani akuza kryetares Bogdani: Nuk jemi agjenci udhëtimi “KLP Travel”

Përplasje e ashpër në KLP, Stojani akuza kryetares Bogdani: Nuk jemi agjenci udhëtimi “KLP Travel”

KLP TIRANË- Një diskutim i ashpër u zhvillua në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) në mbledhjen e së hënës. Bëhet fjalë për diskutimin mbi projektbuxhetin e vitit pasues, ku anëtari Sokol Stojani ka shigjetuar ashpër kryetaren e Këshillit, Mirela Bogdani, për mungesë të vizionit dhe për një drejtim katastrofik të institucionit. Stojani kritikoi ashpër faktin që si prioritet ishte vendosur “garantimi i pagave”, gjë që sipas tij, nuk është diskutuar as në '97-ën. Ai foli gjithashtu edhe për parashikimin e 15 retreat-eve shumëditore për KLP. Ai e kundështoi ashpër këtë, duke theksuar se KLP nuk është agjenci turistike. “Po e konsideroj si kohë pushimesh dhe vape, si argumente të prezantuara në kohë pushimi dhe vape. Por më thua se ne kemi prioritete, dhe prioriteti ishte garantimi i...