Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U zgjodhën deputetë më 11 Maj/ Qeveria liron nga detyra 3 zv.ministrat, Ilva Gjuzi, Ceno Klosi dhe Romina Kuko!
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, janë bërë disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime në përbërjen e disa institucioneve qeveritare. Nga detyra janë liruar zëvendësministrat Ilva Gjuzi në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Ceno Klosi në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Romina Kuko në Ministrinë e Brendshme. Të tre zëvendësministrat e liruar nga detyra janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 11 majit të këtij viti. Vendimi i plotë: ‘Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave ‘Z. Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim...