Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Goditet sërish opozita turke, gjykata shkarkon lidershipin e degës së Stambollit të partisë më të madhe opozitare
Kryetari dhe administrata e degës së Stambollit të Partisë Republikane Popullore (CHP) kryesore të opozitës janë shkarkuar me vendim gjykate, si pjesë e hetimeve për blerjen e votave në kongresin lokal të partisë. Shkarkimi i administratës së komitetit më të madh provincial të CHP bazohet në vendimin e marrë sot nga Departamenti i 45-të i Gjykatës së Shkallës së Parë të Stambollit, i cili shpalli kongresin e 38-të të degës lokale të partisë, të mbajtur më 8 tetor 2023, të pavlefshëm. Vendimi largon Özgür Çelik, një bashkëpunëtor të ngushtë të kryetarit të partisë dhe udhëheqësit të opozitës zyrtare kemaliste Özgür Özel, nga drejtimi i organizatës. Në të njëjtën kohë, të gjitha procedurat për përgatitjen e kongresit të 39-të të rregullt të radhës të organizatës lokale...