‘Në luftë’ me flakët gjatë verës/ Pas nderimit, Qeveria shpërblen me 1-3 paga punonjësit që luftuan me zjarret

‘Në luftë’ me flakët gjatë verës/ Pas nderimit, Qeveria shpërblen me 1-3 paga punonjësit që luftuan me zjarret

Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë me 1 deri 3 paga të gjithë punonjësit që u angazhuar në luftën me zjarret këtë verë. Pjesë e kësaj kategorie janë efektivët e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve zjarrfikëse. Pagesa për ta, 1 deri në 3 muaj, do të përcaktohet në varësi të kohëzgjatjes së angazhimit të tyre në operacionet e shuarjes së zjarreve gjatë verës 2025. Kujtojmë se më 27 gusht, Kryeministri Edi Rama nderoi 24 zjarrfikës, ushtarë dhe policë për betejën që bënë me zjarret në të katër anët e vendit.