Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Kori ‘Siparantum’ kualifikohet për ‘Grand Prix’ në Tajlandë
Kori më i famshëm në Kosovë, “Siparantum”, është kualifikuar për “Grand Prix” në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve në Tajlandë. Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të Korit “Siparantum” në Facebook. “Rrugëtimi ynë në Bangkok po vazhdon me sukses: Pas garës në kategorinë “Mixed Adult Choirs” u kualifikuam për “Grand Prix”. Me të njëjtin vullnet dhe përkushtim vazhdojmë nesër garën për Çmimin e Madh. Synojmë edhe një medalje për Kosovën”, thuhet në njoftimin e korit Siparantum. Përgjatë viteve të fundit, kori “Siparantum” ka numëruar një sërë suksesesh në arenën ndërkombëtare përmes paraqitjeve jashtëzakonisht unike, pjesë e së cilave janë edhe veprat e kompozitorëve shqiptarë./ KultPlus.com