Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Gonxhja: Zbulohet në Bulqizë varri i parë monumental romak në Shqipëri
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot një zbulim të rëndësishëm arkeologjik në Strikçan të Bulqizës, ku është evidentuar varri i parë monumental i periudhës romake në Shqipëri. Ky zbulim, i realizuar gjatë projektit kërkimor–shkencor “Kërkime Arkeologjike në Luginën e Bulqizës”, të udhëhequr nga Instituti i Arkeologjisë, përfshin një monument me përmasa mbresëlënëse, rreth 9 x 6 metra, me një dhomë funerare 2,4 m të lartë dhe elementë të rrallë arkitektonikë e epigrafikë. Në monument është gjetur një mbishkrim dygjuhësh kushtuar individit të varrosur, Gelliano-s, dhe perëndisë Jupiter. “Ky mbishkrim përbën të parin e këtij lloji të zbuluar ndonjëherë në zonën e Dibrës”, thekson Gonxhja. Varri është konceptuar me tre ambiente: dhomën e varrimit, paradhomën dhe një shkallare monumentale. Në...