Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sulm me thikë në Marsejë, policia qëllon për vdekje autorin
Një person goditi me thikë dhe plagosi të paktën katër persona në Marsejë këtë pasdite dhë më pas u qëllua për vdekje nga oficerët e policisë që erdhën në vendngjarje. Agresori e nisi sulmin e tij pranë një dyqani në Portin e Vjetër të qytetit, një zonë e njohur për trafikun e drogës. Një dëshmitar okular, një banor i lagjes, u tha gazetarëve se policia mbërriti në zonë shumë shpejt. “Ata u përpoqën ta arrestonin atë jashtë një restoranti të ushqimit të shpejtë dhe burri u përpoq të sulmonte një oficer policie me thikë. Oficeri i policisë po bërtiste: ndalo, ndalo”, tha ai. Një dëshmitar tjetër tha se pa një burrë që mbante “dy thika të mëdha kasapi”. Një burim me njohuri për rastin tha...