Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Forumi i BLED/ Hasani: Anëtarësimi në BE, qëllim kombëtar! Po vendosim të rinjtë në qendër të procesit
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në panelin e organizuar për vendet e Ballkanit Perëndimor në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, ku bashkë me homologë të rajonit diskutuan rreth temës “Rajoni larg të rinjve: Koha për ndryshim”. Në fokus të këtij paneli ishte nevoja për fuqizimin e të rinjve në rajon në procesin e integrimit evropian dhe për t’i bërë pjesë aktive të zhvillimit shoqëror, ekonomik dhe demokratik. Në fjalën e tij, Ministri Hasani nënvizoi se të rinjtë janë motori i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor dhe përfshirja e tyre në procesin e integrimit evropian është e pazëvendësueshme. Ndër të tjera, ai theksoi se Shqipëria po vendos të rinjtë në qendër të procesit të integrimit, përmes nismave që...