Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
EMRAT/ Aksident tragjik në Luksemburg, humbin jetën pesë persona mes tyre tre shqiptarë nga Kosova
Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën pasdite në Luksemburg, ku pesë persona kanë humbur jetën, përfshirë tre shqiptarë nga Kosova. Viktimat janë identifikuar si Edonik Kastrati, Ukë Bajraktaraj dhe Ujkan Bajraktaraj. Sipas familjarëve dhe postimeve në rrjetet sociale, aksidenti ndodhi rreth orës 17:00. Një i afërm i viktimave konfirmoi lajmin dhe shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e të rinjve: “Me zemër të thyer ju njoftoj se dje rreth orës 17:00 në Luksemburg ndodhi një aksident ku humbën jetën tre të rinj – Uka dhe Ujkani, nipat e mi, si dhe Edonik Kastrati, djali i tezes. Allahu i mëshiroftë dhe i shpërbleftë me Xhenet,” shkroi ai. Autoritetet Luksemburgut ende nuk kanë dhënë detaje të plota mbi rrethanat e aksidentit, ndërkohë që hetimet vazhdojnë. Mediat...