Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Ambicia e Ramës, populizëm”/ DW: Sa realiste është një ekonomi digjitale në Shqipëri?
Kryeministri Edi Rama e fitoi mandatin e katërt qeverisës në majin e këtij viti, duke u premtuar qytetarëve se do ta anëtarësonte vendin në Bashkimin Europian brenda vitit 2030. Në mesin e muajit korrik ai njoftoi një tjetër plan madhor, sipas tij të realizueshëm brenda së njëjtës periudhë kohore. “Kemi një ambicie: deri në fundin e kësaj dekade, Shqipëria do të jetë shoqëri që nuk përdor pará “cash”, çka do të thotë se të gjitha veprimet dhe transaksionet financiare do të jenë plotësisht digjitale” – deklaroi Rama para përfaqësuesve të start-up dhe sektorit teknologjik dhe inovativ, gjatë një takimi të quajtur “Shqipëria 2030 – vizioni drejt integrimit europian”. “Ajo që na nevojitet është më shumë kualifikim” – vijoi Rama, duke theksuar se mjetet e nevojshme për një Shqipëri digjitale,...