Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Vendoset gurthemeli i stadiumit të ri në Suharekë
Në Suharekë sot është vendosur gurthemeli i stadiumit të ri të futbollit. Ky projekt parasheh ndërtimin e një objekti modern me 6 mijë e 583 ulëse, sipas standardeve të kategorisë 2+. Stadiumi pritet të përfundojë brenda 750 ditësh. Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit morën pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri në detyrë i Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, si dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi./ KultPlus.com