Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dumani në SHBA, takim me zyrtarin e lartë të DASH, ja fokusi i diskutimit
Drejtues i SPAK, Altin Dumani, ndodhet në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare. Dumani do të pritet në Departamentin Amerikan të Shtetit nga zyrtari i lartë Brendan P. Hanrahan për Çështjet Evropian dhe Euro-Azitatike. Sipas njoftimit të DASH, takimi i Altin Dumanit do të jetë në orën 16:30 me orën lokale të Uashington DC, që i bie në orën 22:30 me orarin e Shqipërisë.Nuk dihet tema e diskutimit mes kreut të SPAK dhe zyrtarit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Por sipas njoftimit zyrtar, takimi do të jetë me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave.