No Image Available

Zbulohet administratori i forumit seksist në Itali, një biznesmen akuzohet për zhvatje dhe publikim fotosh të politikaneve, përfshirë Melonin

Forumi i njohur seksist “Phica”, i cili ka qenë në qendër të polemikave për publikimin e fotove të politikaneve dhe grave të tjera të njohura me komente seksiste, ka tashmë një emër pas tij. Sipas një investigimi të gazetës Domani, administratori i faqes është Vittorio Vitiello, 45 vjeç, i lindur në Pompei dhe banues në Firence. Zbulimi vjen pas një ankese të bërë nga kryebashkiakja e Firences, Sara Funaro, fotot e së cilës, bashkë me ato të politikaneve të tjera femra, u publikuan në “Phica.eu” me përmbajtje vulgare. Vitiello, i cili zotëron kompaninë Lupotto Srl (që operon në fushën e fushatave reklamuese me influencues), është marrë në pyetje nga autoritetet italiane. Akuza për zhvatje dhe shërbime “me pagesë” Sipas një analize të ekspertit të inteligjencës...