“Me këtë ritëm, PD do kthehet në parti pa identitet”/ Reagon ashpër ish-deputeti: Demokratët t’i venë gishtin kokës

“Me këtë ritëm, PD do kthehet në parti pa identitet”/ Reagon ashpër ish-deputeti: Demokratët t’i venë gishtin kokës

Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka reaguar sot lidhur me situatën e Partisë Demokratike në prag të nisjes së legjislaturës së re. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murrizi shprehet se ngjarjet e deri para pak kohëve në PD, me trazirat brenda partisë për disa faktorë, duhet t’i bëjë demokratët të veprojnë me mençuri dhe larg interesave. Murrizi shton se nevojitet një reflektim, përndryshe PD-ja kthehet në subjekt politik pa identitet e pa bosht.