Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Viti i ri shkollor, prindërit duhet të paraqesin pranë shkollave certifikatat e vaksinimit të fëmijëve
Kur kanë mbetur pak ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor për sistemin parauniversitar, prindërit duhet të paraqesin pranë drejtorive të shkollave, qofshin ato publike apo jopublike, certifikatat e vaksinimit të fëmijëve. Autoritetet shëndetësore rikujtojnë drejtuesit e shkollave, çerdheve dhe kopshteve se nuk mund të pranojnë në institucionet e arsimit asnjë fëmijë i cili nuk ka kryer vaksinat sipas kalendarit të detyrueshëm. Ligji për sëmundjet infektive parashikon gjoba për drejtuesit e këtyre institucioneve që pranojnë fëmijë të pavaksinuar në shkolla apo çerdhe e kopshte, qofshin edhe në vit të parë gjimnaz. Rënia e mbulesës vaksinale, sidomos në vaksina të kalendarit të detyrueshëm, ka bërë që ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik t’i kërkojnë Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror që të tregohet strikt në kontrollin dhe ndëshkimin...