Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kim Jong Un sjell vajzën në Kinë, trashëgimtarja e mundshme e pushtetit në Korenë e Veriut
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un thuhet se ka ka sjellë vajzën e tij në Pekin, raportojnë mediat e Koresë së Jugut. Shfaqja e Kim Ju Ae do të shtojë spekulimet se ajo mund të jetë trashëgimtarja e mundshme e babait të saj. Zyrtarët kinezë, përfshirë ministrin e jashtëm Wang Yi, e përshëndetën udhëheqësin e Koresë së Veriut kur ai mbërriti në Pekin, sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve. Udhëheqësi i Koresë së Veriut thuhet se e falënderoi Xi Jinping për mikpritjen e tij. Top Channel