Rekord i ri në Aeroportin e Prishtinës, mbi 500 mijë pasagjerë brenda një muaji

Rekord i ri në Aeroportin e Prishtinës, mbi 500 mijë pasagjerë brenda një muaji

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shënuar një arritje historike duke kaluar për herë të parë shifrën prej 500 mijë pasagjerësh brenda vetëm një muaji.Ky është numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë në këtë aeroport dhe konsiderohet një nga sukseset më të mëdha të tij që prej themelimit.“Për herë të parë, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ ka mirëpritur mbi gjysmë milioni pasagjerë brenda një muaji. Ky është një moment i madh për aeroportin tonë dhe provë e besimit tuaj në shërbimet tona. Faleminderit secilit prej jush që na zgjidhni çdo ditë”, thuhet në reagimin e aeroportit.Aeroporti tashmë është kthyer në një nyje të rëndësishme të udhëtimeve ajrore në rajon, duke e forcuar pozitën e tij si një prej porteve kryesore të hyrjes...