Presidenti izraelit shkon në Vatikan, takim me Papa Leonin XIV

Presidenti izraelit shkon në Vatikan, takim me Papa Leonin XIV

Bota E Martë, 2 Shtator 2025 14:42 Kriza në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e saj të 697-të, me zhvillime të reja si në diplomaci ashtu edhe në terren. Zyra e presidentit izraelit njoftoi se Isaac Herzog do të udhëtojë të enjten në Vatikan për një takim me Papa Leonin XIV. Vizita vjen në një moment tensionesh të forta diplomatike, pas vendimit të Belgjikës për të njohur shtetin palestinez në Kombet e Bashkuara. Ky vendim u dënuar ashpër nga ministri izraelit i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, i cili paralajmëroi se “vendet evropiane që i nënshtrohen naivitetit dhe manipulimeve të Hamasit do të përfundojnë duke përjetuar terror nga afër”. Ai paraqiti gjithashtu një plan për të ndaluar Flotiljen Globale Sumud, duke kërkuar që...