Vota e diasporës ‘përplas’ DHL me KQZ! Posta: Paguani brenda shtatorit 8.6 mln euro, përndryshe…

Vota e diasporës ‘përplas’ DHL me KQZ! Posta: Paguani brenda shtatorit 8.6 mln euro, përndryshe…

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Zgjedhjet përfunduan dhe në prag të Parlamentit të ri, ajo që ka mbetur është vetëm zyrtarizimi i formacionit 'Rama 4'. Por gati katër muaj pas zgjedhjeve të 11 majit, kompania DHL e cila bëri shpërndarjen e fletëve të votimit, nuk ka marrë ende asnjë pagesë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. DHL i kërkon KQZ pagesën 8.6 mln euro deri në fund të shtatorit, ose në të kundërt do duhet të paguajnë 260 mijë euro kamatëvonesa. Në shkresë theksohet se kjo është një kërkesë e përsëritur drejtuar Celibashit, por nuk ka patur reagim nga ana e tij. "Për zgjedhjet e 11 Majit, u aplikua për herë të parë vota e diasporës përmes postës. 245 mijë shqiptarë u regjistruan si zgjedhës nga jashtë, por në Shqipëri erdhën 202 mijë...