Ministri izraelit-Europës: Hipokritë, do ta mësoni çfarë është terrorizmi

Ministri izraelit-Europës: Hipokritë, do ta mësoni çfarë është terrorizmi

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka reaguar me tone të ashpra ndaj vendimit të disa vendeve europiane për të njohur shtetin e Palestinës. Së fundmi, edhe Belgjika i është bashkuar listës së shteteve që kanë bërë këtë hap, duke ndjekur shembullin e Spanjës, Irlandës, Norvegjisë dhe Sllovenisë gjatë muajve të fundit. “Vendet hipokrite europiane që i dorëzohen manipulimeve të Hamasit do ta mësojnë në kurriz të tyre se çfarë është terrorizmi”, tha Ben-Gvir, sipas portalit izraelit i24. Ai shtoi se edhe në Izrael ka pasur njerëz që i kanë besuar “këto iluzione”, e për pasojë vendi është përballur me “dhunë, vrasje dhe masakra”. Ministri izraelit u shpreh se, në vend që të “shpërblejë terrorizmin”, bota e lirë duhet të bashkohet për ta luftuar atë. Deklaratat...