Skocia për të shtatin vit radhazi, vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

Skocia për të shtatin vit radhazi, vendi me më shumë vdekje nga droga në Europë

Skocia pritet të mbetet për të shtatin vit radhazi vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga droga në Europë, sipas të dhënave zyrtare që pritet të publikohen së shpejti. Vetëm në vitin 2023, janë regjistruar 1 mijë e 172 vdekje nga abuzimi me substanca, duke e çuar në mbi 10 mijë numrin e viktimave gjatë një dekade. Megjithëse pritet një rënie e lehtë në shifrat e vitit 2024, ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të jetë vetëm një ndërprerje e përkohshme, jo një përmirësim i qëndrueshëm. Kriza e drogës në Skoci ka rrënjë të thella në ndryshimet ekonomike e sociale që ndodhën pas mbylljes së industrive tradicionale si kantierët detarë, minierat dhe fabrikat. Kjo solli papunësi masive, varfëri dhe një ndjenjë të thellë të...