Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Keanu Reeves, 61 vjet modesti, talent dhe ndikim global
Më 2 shtator 2025, një nga aktorët më të dashur dhe më të respektuar të Hollywood-it, Keanu Reeves, feston 61-vjetorin e lindjes. Një figurë që ka thyer kufijtë e një ylli filmi të zakonshëm, Reeves është kthyer në një simbol të thjeshtësisë, përkushtimit dhe dashurisë për artin. Keanu Reeves lindi më 2 shtator 1964 në Beirut, Liban, dhe u rrit në Kanada. Që nga rolet e tij të para në fund të viteve ’80 dhe fillimin e viteve ’90, ai shfaqi një prani të veçantë në ekran, të cilën publiku dhe kritikët nuk e shpërfillën, transmeton KultPlus. Filmi “The Matrix” (1999), ku ai interpretoi Neon, e ngriti në një status legjendar në kinematografi dhe shkencë fantastike. Me pasionin dhe përkushtimin që shfaqi në rolin e...