Kryeministri Rama nderon ikonën e artit shqiptar, Dhimitër Anagnosti. Mesazhi që la në librin e ngushëllimeve

Kryeministri Rama nderon ikonën e artit shqiptar, Dhimitër Anagnosti. Mesazhi që la në librin e ngushëllimeve

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në homazhet e organizuara në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit për t’i dhënë lamtumirën e fundit Dhimitër Anagnostit. Me një buqetë në dorë dhe në heshtje respekti, Rama nderoi figurën e mjeshtrit të madh të kinematografisë shqiptare, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjarët dhe të afërmit. Rama la edhe një mesazh lamtumire në librin dedikuar për Anagnostin, pas takimit me familjarët e regjisorit të shquar. “Jam i bindur që ke menduar shpesh për këtë ditë kur do të ndahesh përgjithnjë nga zhurma e qytetit e do të prehesh në Vunoin tënd, ku paqja e merituar do të jetë mbi ty. Me mall Edi”, thuhet në mesazh.