Putin: Nuk do sulmojmë BE-në dhe Ukraina mund të anëtarësohet (por NATO nuk është opsion)

Putin: Nuk do sulmojmë BE-në dhe Ukraina mund të anëtarësohet (por NATO nuk është opsion)

Presidenti rus Vladimir Putin u takua këtë të martë, më 2 shtator, me kryeministrin sllovak Robert Fico, ndërsa të dy ndodhen në Pekin për Samitin e organizuar nga lideri kinez Xi Jinping. Gjatë fjalës së tij, Putin tha se Moska kurrë nuk ka qenë kundër anëtarësimit të mundshëm të Ukrainës në Bashkimin Evropian, dhe hodhi poshtë pretendimet se Moska po planifikonte të sulmonte Evropën. Presidenti rus i ka quajtur provokim deklaratat e vendeve evropiane se Rusia ka plane për t’i sulmuar. “Deklaratat se Rusia ka qëllim të sulmojë Evropën janë absurde dhe tërësisht të pabaza“, u shpreh Putin. “Sa për ato që quhen ‘plane agresive të Rusisë ndaj Evropës’, dua të theksoj edhe një herë se këto janë budallallëqe të paqena.“, tha ai. Putin shtoi më tej se...