Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Pjesë e rrjetit të kokainës, arrestohen 2 shqiptarë, arratiset i treti, u hodh nga dritarja e banesës
Karabinierët në Peruxhia arrestuan dy shqiptarë, të moshës 19 dhe 36 vjeç, kurse një i tretë u shpall në kërkim, pasi mundi t’i shpëtonte prangave. Operacioni u krye në zonën e Castel del Piano dhe San Sisto, në Itali. Bastisja e parë përfshiu 36-vjeçarin, i cili u ndalua në makinën e tij së bashku me 21-vjeçarin, i cili arriti që të ikte me vrap. 36-vjeçarit iu gjetën disa doza kokaine në trup, me peshë 5 gramë dhe kontrolli u shtri në banesën e tij. Por sapo mbërritën aty, karabinierët panë një të ri 19-vjeçar që fluturoi nga dritarja e shtëpisë, në përpjekje për t’u arratisur. Efektivët e kapën pas ndjekjes, kurse brenda banesës gjetën 22 pako të vogla që përmbanin 67 gramë të tjera kokainë,...