KultPlus shënon 12-të vjetorin, lanson Ciceronin Kulturor në nivel mbarëkombëtar 

KultPlus shënon 12-të vjetorin, lanson Ciceronin Kulturor në nivel mbarëkombëtar 

Gazeta online për art dhe kulturë me e madhja në nivel mbarëkombëtar shënon 12-të vjetorin e themelimit, gazetë që për këto vite ka promovuar artin, kulturën, historinë e trashëgiminë shqiptare.  Me rastin e 12-të vjetorit të themelimit të KultPlus, në kuadër të kësaj plaftorme kulturore është lansuar ciceroni kulturor, që synon përfshirjen e ngjarjeve kulturore në nivel mbarëkombëtar në një adresë të vetme, ku edhe do të publikohet kalendari kulturor.  Ardianë Pajaziti, themeluese dhe drejtoreshë e KultPlus ka shpjeguar se qëllimi i këtij ciceroni kulturor është që të përfshijë të gjitha eventet në një hapësirë, me qëllim që të bëhet më i lehtë planifikimi i përcjelljes së ngjarjeve kulturore nga audienca.  Ciceroni kulturor lansohet në kuadër të fushës së marketingut, dhe të gjithë ata që...