Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Presidenti Begaj merr pjesë në homazhet në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti
Presidenti Bajram Begaj mori sot pjesë në homazhet në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti. Ai shoqërohej nga Zonja e Parë Amanda Begaj. Regjisori i shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti mbylli sytë përgjithmonë një ditë më parë në moshën 89-vjeçare. Kush ishte Dhimitër Anagnosti? Dhimitër Anagnosti lindi në Vuno më 23 janar 1936 është një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator. Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e...