Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
I fundit që e takoi, Juxhin Drazhi do pyetet për zhdukjen e Miklovan Danajt
Autoritetet spanjolle kanë marrë ADN-në e vëllait dhe vajzës së 30-vjeçarit Miklovan Danajt për të vërtetuar shkencërisht nëse personi i gjetur i vdekur në brigjet e Marbellës është familjar i tyre apo jo, përgjigje e cila akoma nuk ka dalë. Zyrtarisht, familjarëve të tij në Spanjë dhe në Shkodër nuk iu është komunikuar se trupi i pajetë është i 30-vjeçarit, kjo derisa ekspertiza të përcaktojë nëse kanë përputhje gjenetike. Miklovan Danaj, me origjinë nga Guri i Zi, Shkodër, rezultonte i zhdukur që prej 11 Majit. Pas denoncimit të familjarëve për zhdukjen e tij, autoritetet spanjolle nisën hetimet, kur nga pamjet e kamerave të sigurisë, u zbulua se personi i fundit që kishte takuar 30-vjeçari, ishte Juxhin Drazhi. Juxhin Drazhi u arrestua në fillim të Gushtit...