Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
2 Shtatori shpallet ditë zie kombëtare në nder të Dhimitër Anagnostit
Këshilli i Ministrave ka shpallur të martën, 2 shtator 2025, ditë zie kombëtare në kujtim të regjisorit dhe personalitetit të shquar të artit shqiptar, Dhimitër Anagnosti. Vendimi vjen në shenjë respekti për kontributin e tij të gjatë në kinematografinë shqiptare dhe skenën artistike. Sipas njoftimit të bërë nga Agjencia për Media dhe Informim, gjatë kësaj dite flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike. Po ashtu, në orën 10:00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjithë vendin, si shenjë nderimi për figurën e Anagnostit. Homazhet publike do të zhvillohen në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, nga ora 10:00 deri në orën 13:00. Gjatë kësaj kohe, Radiotelevizioni Publik Shqiptar do të transmetojë muzikë...