Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, kërkesa e tij shqyrtohet javën tjetër
Ish-Presidenti i Republikës dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest me burg”, ndërsa është caktuar që seanca për këtë kërkesë të mbahet në Gjykatën e Apelit të Posaçëm në datën 8 shtator. Ju vëmë në dijeni, se më datë 08.09.2025, ora 10:00, në sallën e gjykimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është caktuar gjykimi në shkallë të dytë, i kërkesës penale, me nr. 194 regjistri themeltar, me: OBJEKTI: Ankim ndaj vendimit nr. 546, datë 13.08.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Zëvendësimi i masës së sigurimit personal të “Arrestit në burg”, për shtetasin Ilir Metaj, akuzuar për veprat...