U përpoq të gjente syzet që i ranë nga varka, humb jetën një grua në një liqen në Hamburg

U përpoq të gjente syzet që i ranë nga varka, humb jetën një grua në një liqen në Hamburg

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Hamburg, ku një grua 57-vjeçare ka humbur jetën pasi u përpoq të merrte një palë syze që i ranë nga varka në liqenin Alster pranë një moli, njoftoi policia. Gruaja besohet se u zhyt nën varkë për t’i rikuperuar syzet, por nuk u rikthye më në sipërfaqe. Trupi i saj i pajetë u nxor nga uji dhe përpjekjet për ringjallje rezultuan të pasuksesshme. Kalimtarët që panë ngjarjen njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës. Autoritetet raportojnë gjithashtu për dy burra të tjerë që u zhdukën në ujërat pranë Hamburgut në incidente të ndara të dielën. Njëri, 40-vjeç, u hodh në lumin Laba dhe u rrëmbye nga rryma e fortë, ndërsa tjetri, 46-vjeç, u zhduk papritmas gjatë notit në një pjesë tjetër...