Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Humb jetën turisti francez në Sarandë, dyshohet se ishte i dehur. Ja çfarë thotë Policia
Një turist francez ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në qytetin e Sarandës, njofton Policia. Paraprakisht raportohet se shtetasi francez M. F., 28 vjeç në gjendje të dehur ka humbur ekuilibrin dhe aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e këtij rasti.