Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zona e fatkeqësive, pse Afganistani është magnet për tërmete shkatërruese?
Afganistani është një nga vendet më të prekura nga tërmetet, pasi ndodhet mbi disa shkëputje sizmike ku takohen pllakat tektonike indiane dhe evropiane. Kjo e bën rajonin veçanërisht të ndjeshëm ndaj lëkundjeve të forta të tokës, shkruan BBC. Historikisht, vendi ka përjetuar tërmete shkatërruese për shkak të ndërtimeve të dobëta dhe infrastrukturës së kufizuar. Në vitin 2023, më shumë se 1,400 persona humbën jetën pas një serie tërmetesh me magnitudë 6.3 në pjesën perëndimore, pranë qytetit të Heratit. Një vit më parë, një tërmet me magnitudë 5.9 goditi lindjen e vendit, duke shkaktuar të paktën 1 mijë viktima dhe 3 mijë të plagosur. Edhe pse magnituda ishte mesatare, dëmet ishin të mëdha për shkak se tërmeti ishte i cekët, vetëm 10 km nën sipërfaqe. Tërmeti...