Sot, homazhet në nderim të mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti

Sot, homazhet në nderim të mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti

Homazhet në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti do të zhvillohen ditën e martë (Sot), në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit. Ishte e bija e regjisorit të ndjerë, Juna Anagnosti e cila shkroi në profilin e saj në rrjetet sociale për organizimin e homazheve në TKOB, prej orës 10:00 – 13:00, ndërsa nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit u bë me dije se do të ketë një ceremoni shtetërore homazhesh publike. Regjisori i shquar i kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti, mbylli sytë përgjithmonë, ditën e hënë, pas një sëmundjeje të gjatë. Më herët, e bija, shkroi online “Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë iu binde ligjit të jetës. Lamtumirë babush!”. Në respekt të thellë, ndaj figurës së shquar...