Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Begzad Baliu: Në Veleshtë, te profesor Agim Vinca
Nga Begzad BaliuPo shkojmë në Strugë-Babi, po shkojmë?, – tha Eni në të dalë të Prishtinës. Do të shkojmë në Strugë, te Axhi Agim, – ja ktheva, duke ngritur zërin, plot gaz e hare, për të plotësuar jo vetëm kënaqësinë time të zakonshme në udhëtime të tilla po duke zgjuar edhe ndjenjën e tij të kënaqësisë, në vend të sesisë dyshuese.Dje Profesor Agimi më pyeti nëse duam të kalojmë natën në hotel Drini në Strugë apo në hotel Diplomat në Veleshtë, por pa u menduar u përcaktova për të dytin. Në Strugë kemi qenë disa herë në tri dekadat e fundit, ndërsa në Veleshtë vetëm një herë kalimthi.Është 25 korriku i këtij viti. Bën vapë dhe në mesditë arrin rreth 40 gradë, por nuk jemi...