Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dogji mbetjet e biznesit që menaxhonte dhe ndoti zonën, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër
Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi ndoti zonën duke djegur mbetjet e biznesit që menaxhon. G.GJ. dyshohet se ka ndezur zjarr mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:30, për djegien e mbetjeve në subjektin që menaxhon, në lagjen “Bahçallëk”, dhe si pasojë është shkaktuar ndotje e mjedisit në zonën përreth. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve”, “Ndotja e ajrit”, “Ndotja e ujërave” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Top Channel