Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Humb jetën turisti francez në Sarandë, dyshohet se ishte i dehur
                            Një turist francez ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në qytetin e Sarandës. Paraprakisht raportohet se shtetasi francez M. F., 28 vjeç në gjendje të dehur ka humbur ekuilibrin dhe aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e këtij rasti.