Dodik dhe Vuçiç përsëri kërkojnë “shpëtim” në Moskë

Dodik dhe Vuçiç përsëri kërkojnë “shpëtim” në Moskë

Millorad Dodik dhe Aleksandër Vuçiç SERBI-Pavarësisht sanksioneve perëndimore dhe izolimit politik, liderët e entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, dhe të Serbisë – Millorad Dodik dhe Aleksandër Vuçiç – vazhdojnë të mbajnë kontakte të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin. Edhe pse këto takime janë të shpeshta, analistët vlerësojnë se ato shërbejnë më shumë si një mesazh për Perëndimin sesa si mbështetje konkrete nga Moska. “Mendoj se ajo që kërkojnë është mbështetje simbolike nga Putini për t’i frikësuar evropianët dhe për t’ua bërë me dije se është në interesin e tyre të mos ushtrojnë më shumë presion as ndaj Vuçiçit e as ndaj Dodikut”, tha për Radion Evropa e Lirë Toby Vogel, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Berlin. Dodik, i cili...