Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, PDK dhe LDK bojkotojnë seancën

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, PDK dhe LDK bojkotojnë seancën

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nuk u mbajt, për shkak të mungesës së kuorumit. Të pranishëm, përveç Bashës, ishin dy nënkryetare: Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Emilja Rexhepi nga partitë joserbe, por munguan ata të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Me rregulloren e Punës së Kuvendit, mbledhja zhvillohet kur janë të pranishëm shumica e anëtarëve të Kryesisë. Nënkryetari i pestë nga komuniteti serb nuk është zgjedhur. Mbledhja u thirr të shtunën nga Basha, i cili e shpalli të përfunduar seancën konstituive, megjithëse nuk ishte zgjedhur nënkryetari nga radhët e komunitetit serb. Në tri seanca, kandidatët e këtij komuniteti nuk arritën të siguronin 61 votat e nevojshme. Sipas rregullores së punës...