Rëndohet bilanci i aksidentit në aksin Fier–Vlorë, ndërron jetë pasagjeri i plagosur rëndë

Rëndohet bilanci i aksidentit në aksin Fier–Vlorë, ndërron jetë pasagjeri i plagosur rëndë

Ka ndërruar jetë pas mesnate edhe pasagjeri i kamionçinës që u përfshi në aksidentin e rëndë të ndodhur të hënën në autostradën Levan–Vlorë, duke e çuar në dy numrin e viktimave. Viktima e dytë është A. Muho, i cili u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës pas aksidentit, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes humbi jetën menjëherë drejtuesi i kamionçinës, Ferdinant Hasani.