Nuk ndalen protestat në Beograd, kërkohen zgjedhje të parakohshme

Nuk ndalen protestat në Beograd, kërkohen zgjedhje të parakohshme

Dhjetëra mijëra qytetarë marshuan në heshtje të hënën në mbrëmje në Beograd për të kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe për të kujtuar viktimat e stacionit të trenit në Novi Sad. Protesta, e cila nisi rreth orës 19:00 përpara stacionit të vjetër hekurudhor, u organizua nga nxënës të shkollave të mesme. Protesta të ngjashme u mbajtën edhe në qytete të tjera të Serbisë, si Novi Sad, Kragujevc dhe Aleksinac. Vdekja tragjike e 16 personave në nëntorin e kaluar ka shkaktuar valë protestash në të gjithë vendin, duke ushtruar presion në rritje ndaj presidentit Aleksandar Vuçiç dhe partisë së tij në pushtet, SNS. Edhe pse protestat kanë qenë kryesisht paqësore, më 13 gusht u shënuan përleshje ku u plagosën dhjetëra policë dhe civilë. Protestuesit kërkojnë zgjedhje të...