Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Shpërndahen librat falas për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës
Në ditën e parë të vitit shkollor, ka filluar shpërndarja e librave falas për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, një iniciativë e financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Shqiptar. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Këshillit, Enke Rexhepi.Aktivitetet nisën me vizitën në çerdhen “8 Marsi” në Preshevë, ku përshëndetën fëmijët dhe edukatorët, dhe vazhduan në shkollat fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë dhe “Naim Frashëri” në Bujanoc.“Nxënësit dhe mësuesit pritën me entuziazëm shpërndarjen e teksteve mësimore, duke theksuar rëndësinë e arsimit për të ardhmen e brezave të rinj,” shkroi Rexhepi në Facebook.Ai shtoi se kjo mbështetje është një dëshmi e përkushtimit të Qeverisë së Kosovës ndaj arsimit shqip në Luginën e Preshevës dhe forcimit të lidhjes kombëtare...