“Heshtja pllakosi fshatin, banorët hapën varret për familjarët”/ Panorama e trishtë pas tërmetit tragjik në Afganistan: Pashë trupat e pajetë të fëmijëve…

“Heshtja pllakosi fshatin, banorët hapën varret për familjarët”/ Panorama e trishtë pas tërmetit tragjik në Afganistan: Pashë trupat e pajetë të fëmijëve…

Pak para mesnatës së të dielës, Matiullah Shahab u zgjua dhe pa që shtëpia e tij në provincën e largët Kunar të Afganistanit po lëkundej. Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi Afganistanin lindor, duke lënë të paktën 800 të vdekur, sipas Kombeve të Bashkuara. Edhe pse epiqendra e tërmetit ishte 16 km larg, i gjithë fshati i Shahab-it, Asadabad, u trondit. 23 anëtarët e familjes që jetojnë së bashku dolën me nxitim nga dhomat e gjumit nga frika se muret do t’u binin mbi kokë, dhe kaluan gjithë natën zgjuar në kopsht. “Të gjithë kishim frikë”, thotë ai. Zonat më të goditura ishin provincat Nangarhar dhe Kunar, por tërmeti u ndje deri në Kabul dhe në kryeqytetin pakistanez Islamabad. Me zbardhjen e ditës, Matiullah, një...