Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Kolektori i digës së Liqenit të Tiranës i bllokuar në dy zona, pritet “ok” i Bashkisë për ndërhyrje
Investigimi i kompanisë konsulente të kontaktuar nga ujësjellësi për të verifikuar gjendjen e digës së Liqenit Artificial të Tiranës dhe sistemet e saj të shkarkimit ka treguar se kolektori kryesor është i bllokuar në dy zona problematike, ku nevojitet ndërhyrje.Në mbledhjen e fundit, Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) shqyrtoi projektin për inspektimin dhe rehabilitimin e kolektorit, të përgatitur nga kompania konsulente dhe dorëzuar nga UKT. Projekti mbulon të gjithë gjatësinë prej mbi 1.5 kilometrash të kolektorit dhe parashikon masa për rehabilitimin e segmenteve të dëmtuara që pengojnë shkarkimin e ujërave të tepërta.Ekspertët e firmës konsulente kanë identifikuar dy zona me probleme: njëra pas digës, ku kolektori kalon poshtë ish-ndërtesës së Universitetit Ballkan, dhe tjetra pranë një ndërtese shumëkatëshe në ndërtim, pranë godinës së...